LAJMI I FUNDIT:

Krujë, asgjësohen 773 bimë kanabis

Krujë, asgjësohen 773 bimë kanabis

773 bimë kanabis janë asgjësuar në malësinë e Krujës në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.

Kjo është faza e 33-të e megaoperacionit të koduar “Territor i pastër”, i cili që prej fillimit e deri më sot ka përfunduar me djegien e 22 896 bimëve narkotike kanabis.


Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /euronewsalbania/