LAJMI I FUNDIT:

KRU “Hidrodrini” fton konsumatorët t’i shlyejnë borxhet, paralajmëron masa ligjore

KRU “Hidrodrini” fton konsumatorët t’i shlyejnë borxhet, paralajmëron masa ligjore

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka ftuar konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 15 janar 2024, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar.

“Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me: ç‘kyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgesë tek përmbaruesi dhe forma tjera ligjore.


KRU ‘Hidrodrini’ me shërbimet e veta të shtrirjes në komunat e sipërshënuara, mbetet ndër kompanitë më serioze, precize e profesionale në furnizim me shërbime për konsumatorë”, thuhet në njoftim.

KRU ‘Hidrodrini’, falënderon konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare ndaj Kompanisë tonë, për shpenzimin e ujit nga ana e tyre. /Telegrafi/