LAJMI I FUNDIT:

KRU “Gjakova: Uji është i sigurt për konsum, nuk ka vend për shqetësim

KRU “Gjakova: Uji është i sigurt për konsum, nuk ka vend për shqetësim

Kompania Rajonale u Ujësjellësit “Gjakova” ka siguruar konsumatorët se uji është i sigurt për konsum dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Me anë të një postimi në Facebook, kjo kompani shkruan se pas dyshimeve për kontaminimin e ujit të pijes në komunën e Deçanit, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tëk banorët e komunës së Gjakovës.


“E kemi obligim moral që të sqarojmë  konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të KRU”Gjakova”, duke i informuar që nuk ka vend për shqetësime, sepse trajtimi i Ujit për Pije që furnizon konsumatorët e KRU ”Gjakova”, bëhet sipas proceseve teknologjike për trajtim, në Impiantin e Trajtimit të Ujit për Pije, gjegjësisht në Stacionin e Filtrimit”.

“Proceseve të cilave u nënshtrohet uji i cili synohet të përdoret për konsum njerëzor, është shumë i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësime, përveç tjerash cilësia monitorohet gjatë 24 orëve, duke iu nënshtruar testeve mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga laboratorët e akredituar, nga të cilat rezultate uji është shumë cilësor dhe në përputhje me vlerat parametrike bazuar në Standardet Cilësore të U.A 16/2012 dhe ato evropiane”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori