LAJMI I FUNDIT:

Kroos paralajmëron pensionimin: Është afër koha e tërheqjes, nuk do të luaj deri në moshën 38 vjeçare

Kroos paralajmëron pensionimin: Është afër koha e tërheqjes, nuk do të luaj deri në moshën 38 vjeçare

Toni Kroos ka pranuar se nuk e sheh veten duke luajtur futboll për vite e vite të tjera, por se pensionimi i tij si futbollist aktiv ka afruar.

Mesfushori gjerman ka mbushur 30 vjet në janar dhe ka fituar pothuajse çdo gjë në futboll, duke përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe një Kupë Bote.


Karriera e bujshme e tij duket se është afër të përfundoj pasi Kroos nuk mendon të luajë edhe gjatë.

Zbulohen klauzolat më të mëdha në futboll – Nga Benzema, te Messi e Felix, shifra të frikshme
Lexo po ashtu Zbulohen klauzolat më të mëdha në futboll – Nga Benzema, te Messi e Felix, shifra të frikshme

“Jam 30 vjeç dhe është një moshë e mirë të mendoj – çfarë dua më shumë?”, ka thënë fillimisht Kroos për Sportchau Club.

“Karriera ime nuk do të zgjasë shumë gjatë. Jam i sigurt që nuk do të luaj derisa të mbush 38 vjeç”.

Kroos ka fituar gjithçka gjatë karrierës së tij si lojtar

“Jam te Reali për më shumë se pesë vjet dhe jam shumë i lumtur këtu. Fëmijët tanë shkojnë në shkollë këtu dhe ata janë gjithashtu shumë të lumtur”.

“Në fund të fundit, ata do të marrin vendimin”.

Megjithë argëtimin e mendimit të daljes në pension, Kroos zbuloi se ai është akoma i motivuar për të fituar trofe me Los Blancos.

Real Madridi ka paguar vetëm 100 milionë euro për mesfushën më të mirë në botë
Lexo po ashtu Real Madridi ka paguar vetëm 100 milionë euro për mesfushën më të mirë në botë

“Ndjenja për të fituar një trofe është fiksim. Kjo është arsyeja pse unë jam akoma duke luajtur”.

“Shembulli më i mirë ishte Liga e Kampionëve. Nuk ishte normale ta fitosh atë tri herë radhazi”.

“Ishte ai moment kur kuptuam urinë që kishim brenda ekipit tonë. Kjo uri po kthehet këtë sezon, pa e ditur se ku do të na dërgoj”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Përfaqësueset
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Tenis
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori