LAJMI I FUNDIT:

Kroos ndryshon qëndrim rreth debatit për Ronaldon dhe Messin

Kroos ndryshon qëndrim rreth debatit për Ronaldon dhe Messin

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos është tërhequr nga pretendimet e tij për futbollistin më të madh të të gjitha kohërave pas fitores së Argjentinës në finalen e Kampionatit Botëror.

Gjermani, i cili luajti për shumë vite me Cristiano Ronaldon në Spanjë, kishte sugjeruar më parë se ylli portugez ishte më i miri që ka parë ndonjëherë futbolli.

Por, pas heroizmit të Lionel Messit kundër Francës të dielën, mesfushori gjerman ka pranuar së fundmi se mendimi i tij tani ka ndryshuar për të favorizuar argjentinasin.

Lionel Messi i dha fund pritjes së tij të gjatë në karrierë për të fituar Kupën e Botës pas fitores ndaj Francës

Sipas Mirror, Kroos kishte pohuar më parë: “Nga ditët e mia me të, është Cristiano Ronaldo (lojtari më i mirë i të gjitha kohërave). Sigurisht, jam i njëanshëm sepse ai dha një kontribut vendimtar që ne të fitojmë shumë tituj”.

“Ishte emocionuese dhe mbresëlënëse të luash përkrah Ronaldos. Ne ishim jo vetëm shokë skuadre, por edhe fqinjë në dhomën e zhveshjes dhe fqinjë privatisht”.

“Ai jetonte pranë meje. Të shikosh se çfarë perfeksionist është ai, ishte mbresëlënëse. Prandaj është e ndaluar për mua të përmend Messin (si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave)”.

Toni Kroos pranoi se më parë mendonte se Cristiano Ronaldo (R) ishte më i madhi i të gjitha kohërave

Kroos kaloi katër vjet duke luajtur në Santiago Bernabeu me Ronaldon përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të largohej nga Spanja për t’iu bashkuar gjigantëve italianë, Juventusot.

Pavarësisht lidhjeve të tij të forta me sulmuesin portugez, Kroos tani mesa duket ka ndryshuar mendimin e tij pas finales së fundit të Kupës së Botës.

Ai pranoi për MagentaTV: “Ai (Messi) e meriton atë. Përsa i përket paraqitjeve individuale në një kampionat, nuk kam parë kurrë një futbollist të luajë aq rregullisht sa ky djalë”.

Kroos kaloi katër vjet duke luajtur me Ronaldon gjatë kohës së tyre së bashku në Real Madrid

“Duhet të keni parasysh se ai kurrë nuk ka luajtur për klube që më duken shumë qesharake, diçka që dëshmon se unë e dua këtë”.

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi i dha fund pritjes së tij të gjatë në karrierë për të ngritur trofeun më prestigjioz të futbollit, pasi finalja e së dielës pa Argjentinën fituese kundër Francës pas një fitoreje 4-2 nga penalltitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori