LAJMI I FUNDIT:

Kroaci – Danimarkë, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Kroaci – Danimarkë, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Kroacia do të kërkojë që të kapitalizojë formën fantastike duke u kaulifikuar në çerekfinale, por pengesa e radhës është Danimarka.

Nizhny Novgorod është vendi ku do të përballen këto dy skuadra të dielën në ora 20:00 dhe është lokacion ky i pëlqyer për kroatët, pasi pikërisht këtu ata demoluan Argjentinën.


Kroacia vjen në këtë takim si një prej skuadrave më të mira të këtij Kampionati duke pasur rekord të qind për qindt në fazën grupore me vetëm një gol të prauar. Është vetëm një prej tri skuadrave që ka tri fitore në tri ndeshjet e para të këtij Kampionati mjaft interesant dhe konkurrues.

Danimarka në anën tjetër ka luajtur një barazim monoton me Francën që i mjaftoi për një vend në 1/8 të finales. Edhe pse fitorja erdhi ndaj Perusë, vlen të përmendet se skandinavët janë ende të pamposhtur në fazën grupore, duke fituar një takim dhe duke barazuar në dy të tjera. Danimarka do të jetë test i fortë për Kroacinë.

Ky është takimi i shtatë mes dy skukadrave dhe të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy barazime. Sidoqoftë, përballja e fundit e këtyre dy kombëtareve në një garë të madhe është 22 vjet më parë në Euro 1996, ku kroatët fituan në ndeshjen e fazës grupore falë dy golave të Davor Suke dhe një goli nga Zvonimir Boban.

Foto: Getty Images

Kroacia

Edhe pse performanca e Kroacisë bazohet kryesisht në mesfushë dhe sulm, vlen të përmendet se kroatët pranuan vetëm një gol në tri ndeshjet e para dhe ai erdhi nga një penalti. Dyshja në mesfushë Modric dhe Rakitic kanë qenë të pagabueshëm, teksa Ante Rebic ka qenë një prej yjeve në ngritje të këtij Kampionati.

Sidoqoftë, kryetrajneri Zlatko Dalic bëri ndryshime ndaj Islandës duke pushuar lojtarët kryesorë. Traneri 51 vjeçar pritet të startojë me 11-shen më të mirë të tij, përkundër faktit se ekipi B kishte një paraqitje po ashtu impresive.

Luka Modric (Getty Images)

Ivan Raktiic, Marcelo Brozovic dhe Mario Mandzukic do të kthehen në ekip pasi u pushuan ndaj Islandës. Sidoqoftë, hiç më pak se tetë lojtarë të Kroacisë, përfshirë Rakiticin, Mandzukicin dhe Brozovicin janë vetëm një karton larg prej suspendimit. Dalic do të shpresojë se ekipi i tij do të jetë i disiplinuar ndaj Danimarkës.

Kjo mund të hapë rrugën për Kovacicin dhe Badelj që të kyçen në lojë në pjesën e dytë. Kovacic është talent i madh individual dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm ndaj një mbrojtje kokëfortë të danezëve.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Subasic, Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic,Rakitic, Brozovic, Modric, Rebic, Mandzukic, Perisic.

Danimarka

Fuqia defensive ka qenë çelësi i kualifikimit të Danimarkës. Kështu, mund të presim që ekipi i Age Harides të jetë syçelur edhe ndaj sulmit të Kroacisë duke e neutralizuar atë. Kasper Schmeichel, Andreas Christensen dhe Simon Kjaer kanë qenë krucial për suksesin e danezëve dhe do të kenë rol kyç në përballjen ndaj kroatëve.

Sidoqoftë, pritet që të kemi dy ndryshime nga ekipi që barazoi me Francën. Mesfushori kyç Kvist është jashtë për shkak të një lëndimi dhe Christensen pritet që të luajë në mesfushën defensive. Mbrojtësi i Chelseat luajti në këtë rol edhe ndaj Francës dhe do të ketë të njëjtën përgjegjësi të monitorimit të katërshes mbrojtëse të Danimrkës.

(Foto: Getty Images)

Thomas Delaney po ashtu pritet që të zhvendoset në një rol më të thellë në mëyrë që të përkrahë Christensenin në bazë të një sistemimi prej 4-2-3-1 të Danimarkës. Delany i cili do të bashkohet me Dortmundin sezonin e ardhshëm do të kërkojë që të shkëlqejë me një performancë të mirë ndaj Kroacisë.

Në sulm, Andreas Cornelius do të zëvënësohet nga Nicolai Jorgensen. Sidoqoftë, Yusuf Poulsen mund të lirojë rrugën për Viktor Fischerin në krahun e djathtë teksa Danimarka do të kërkojë më shumë shpejtësi në sulm në një tentim për të zënë Kroacinë në kundërsulme.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Schmeichel, Dalsgaard, Kjaer, Zanka, Larsen, Christensen, Delaney, Poulsen, Eriksen, Sisto, Jorgensen.

Statistikat kyçe

Janë shënuar më pak se tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Danimarkës.

Kroacia ka fituar pesë nga gjashtë ndshjet e fundit.

Kroacia ka arritur fazën e eliminimit direkt në Botëror për herë të dyt ëqë prej vitit 1998. Atë vit kombëtarja kroate arriti vendin e tretë.

Danimarka është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori