Teksa ka filluar mbledhja e komisionit për Legjislacion dhe Mandate, ku është pritur të raportojë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ky i fundit nuk ka ardhur.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se një ditë më parë janë njoftuar se ministri Tahiri nuk mund të raportojë para komisionit për shkak të agjendës së tij.
Megjithëkëtë, ajo u tregua kritike karshi mungesës së tij. Teksa shtoi se Tahiri do të ftohet sërish për raportim para komisionit, sidomos, siç tha ajo, për çështjen e skandaleve të fundit që kanë dalë me rekrutimin e noterëve të ri.
“Unë besoj se kjo është papërgjegjësi karshi komisionit sepse asnjë agjendë tjetër nuk është më e rëndësishme sesa agjenda e Kuvendit të Republikës, në këtë rast, pranë Komisionit për Legjislacion. Prandaj, të martën e ardhshme, ne e ftojmë ministrin sërish dhe pikë e parë do të jetë çështja e noterëve, pastaj këto dy pikat tjera për sistemin e drejtësisë dhe shërbimin korrektues”, u shpreh ajo.
Ndërsa sa i përket rekrutimit të noterëve të ri, Haxhiu tha se shumica e noterëve ishin familjarë e miq të ministrit Abelard Tahiri, e punonjës të Ministrisë.
“Siç e dini, doli një listë prej shumë noterësh, ku shumica e tyre ishin familjarë e miq, bashkëpartiakë të ministrit të Drejtësisë, por edhe punonjës të vet MD, madje punonjës që kanë qenë përgjegjës për departamentin e profesioneve të lira, doli se kanë kaluar noterin. Prandaj, ne nuk mund të heshtim përballë kësaj situate, sepse ka pasur kërkesa ë adresim timin, në timin sidomos, si kryetare e komisionit, që kjo pikë të kthehet në pikën zero dhe meqë kanë dalë tashmë skandalet, unë mendoj se Komisioni për Legjislacion është kompetent për ta trajtuar dhe për ta thirrur në raportim ministrin e Drejtësisë”, shtoi ajo.
Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës: si: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4, 16.4, 24.4 dhe 07.05.2019, Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 06/L-100 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; Shqyrtimi i shkresave të Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Valon Kurtaj dhe Shqyrtimi i vërejtjeve dhe kërkesave të bashkëpunëtorëve profesional në lidhje me Draft Rregulloren për përzgjedhjen, emërimin, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpunëtorëve profesional;
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit