LAJMI I FUNDIT:

Kritika se si Sabitzer nuk u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen horror ndaj Faes

Kritika se si Sabitzer nuk u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen horror ndaj Faes

Marcel Sabitzer bëri një ndërhyrje të tmerrshme në Wout Faes të Leicester City në pjesën e parë në Old Trafford dhe Graeme Souness mendon se ai duhej të ishte përjashtuar.

Djajtë e Kuq fituan 3-0 në këtë takim me dy gola të Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, por kishte momente të diskutueshme.


Derisa po po përfundonte pjesa e parë, i huazuari i Bayern Munichut te United, Sabitzer, bëri një ndërhyrje të vonuar ndaj Faes.

Tifozët e Unitedit të bindur për transferin e radhës, pas gjestit të Ten Hag ndaj Tielemans
Lexo po ashtu Tifozët e Unitedit të bindur për transferin e radhës, pas gjestit të Ten Hag ndaj Tielemans

Sabitzer nuk ishte as afër topit dhe e godit keq lojtarin kundërshtar, duke e lënë në dhimbje. Megjithatë, çuditërisht, ai nuk mori as karton të verdhë për ndërhyrjen dhe nuk pati asnjë rishikim të VAR-it, që do të thotë se lojtari ishte me fat.

Megjithatë, vazhdoi të dukej edhe më keq me përsëritjet dhe pas pjesës së parë, Souness deklaroi se Sabitzer duhej ndëshkuar me karton të kuq.

Rashford është duke u dëshmuar si njëri prej futbollistëve më në formë në Evropë
Lexo po ashtu Rashford është duke u dëshmuar si njëri prej futbollistëve më në formë në Evropë

“Ky është një karton i kuq, ai po shkon për lojtarin”, deklaroi ai për Sky Sports.

“Nuk më intereson çfarë ka për të thënë një gjyqtar që nuk e ka luajtur kurrë lojën”.

Dhe shumë shikues u pajtuan me legjendën e Liverpoolit se Sabitzer duhej të ndëshkohej direkt me karton të kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori