Kristen Wiig është në bisedime për të luajtur një rol negativ në vazhdimin e dytë të “Wonder Woman”.
Filmi i parë me superheroinën arriti sukses të madh komercial dhe u pëlqye nga kritikët e filmit.
Në ndërkohë është duke u përgatitur “Wonder Woman 2” dhe po spekulohet për emrat që do të jenë pjesë e ekipit të aktorëve.
Sipas Variety, Wiig është kandidatja kryesore për ta luajtur rolin negativ të Cheetah.
(Foto: Getty Images)
Kanë qenë katër karaktere të ndryshme, të cilat janë quajtur Cheetah ndër vite. Ndërsa në filmin e ri pritet të jetë arkeologia Barbara Ann Minerva, e cila ia shet shpirtin perëndisë Urtzkartaga, duke u shndërruar në një humanoid të fuqishëm dhe të pavdekshëm.
Në këtë mënyrë, Wiig do të dalë përballë protagonistes kryesore, rolin e të cilës e luan Gal Gadot.
(Foto: Getty Images)
Akoma nuk dihet se a e ka nënshkruar aktorja kontratën për të qenë pjesë e filmit, mirëpo është thënë se ka qenë lartë në listën e regjisores Patty Jenkins.
Kristen Wiig u bë shumë e njohur me rolet komike në “Bridesmaids” dhe “Ghostbusters”, si edhe në filmin e Ridley Scott, “The Martian”. /Telegrafi/