LAJMI I FUNDIT:

Kreu vrasje në vitin 1991 në Skenderaj, arrestohet i dyshuari nga Peja

Kreu vrasje në vitin 1991 në Skenderaj, arrestohet i dyshuari nga Peja
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mesditës së sotme nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkpunim me njësitet policore të rajonit të Pejës, është arrestuar një person i dyshuar për vepër penale “vrasje”.

“Arrestimi i të dyshuarit, E. S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në banesën e tij në qytetin e Pejës, mbi dyshime të arsyeshme për vrasjen e viktimës me inicialet S. B., vrasje kjo e ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj.


Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale “vrasje’’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve. /Telegrafi/