LAJMI I FUNDIT:

Kreatorja Diellza Krasniqi vjen me koleksionin e ri “By The Way”

Kreatorja Diellza Krasniqi vjen me koleksionin e ri “By The Way”

Një rrugëtim i ri ka filluar. Një rrugëtim drejt së bukurës së përjetshme që u jep vetëbesim, komoditet dhe mbi të gjitha bukuri të përhershme.

Nga rrugëtimet e shpeshta erdhi edhe inspirimi i kreatores shqiptare, Diellza Krasniqi, e cila ka lansuar koleksionin e saj më të ri ‘’By The Way’’.

“By The Way” nuk është një koleksion i zakonshëm, ashtu siç nuk janë të zakonshme rrugëtimet tona të ndryshme.

Siç ne i planifikojmë udhëtimet tona deri në detajet më të imëta, ashtu edhe Dejzi ka krijuar koleksionin e fustaneve unik me prerje të veçantë.

“By The Way” është një tribut për të gjitha vajzat që elegancën e shohin si armën e tyre plotësuese, përderisa klasiken dhe natyralen i kanë pjesë të personalitetit.

Koleksioni i përbërë nga 25 fustane, ka si kryefjalë bukurinë e përhershme, duke nënkuptuar që këto fustane mbeten pjesë e trashëgimisë të çdo vajze. Çfarë magjie!

Fotosesioni i koleksionit ‘’By The Way’’ është realizuar në trenat e Trainkosit nga fotografi Arben Kastrati.

Diellza Krasniqi është disenjatorja e vetme kosovare për të cilën ka shkruar revista prestigjioze Vogue e botuar në Kinë, për koleksionin e saj që ishte pjesë e javës të modes Harbin Fashion Week China.

Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim këtij koleksioni, Diellza Krasniqi e ka shoqëruar atë me slloganin “A journey of timeless beauty”.

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori