Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë kritikat e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të opozitës të cilët thonë se Qeveria po i rrezikon investimet e tyre kapitale në mungesë buxheti.
Sipas tij, nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit, duke pasur parasysh se komunat ende e kanë qarkoren e parë buxhetore, nga e cila mund t’i kryejnë investimet.
“Komunat e kanë qarkoren e parë buxhetore ku i kanë të gjitha kufijtë dhe ku përcaktohen shumat të cilat i kanë në administrim. Qarkorja e dytë buxhetore faktikisht i përcakton vetëm lëvizjet brenda buxheteve të komunave. Me rëndësi është se jemi brenda afatave kohore dhe deri në fund të muajit shtator ka kohë kur komunat bëjnë propozimet për buxhetin e ri”, ka theksuar ministri Krasniqi në RTK.
Ai tutje ka thënë se nuk dëshiron të merret me kritikat e Asociacionit, por më shumë merret me punën që po e bën Qeveria për t’i mbështetur komunat, teksa ka thënë se vitin tjetër komunat do të kenë rritje të buxhetit.
“Nëse do të diskutojmë shumë për këtë temë po i japëim një rëndësi që nuk e ka ky qëndrim i Asociacionit. Vitin e ardhshëm komunat do të kenë një rritje prej 15 përqind, pra do të kenë mbi 635 milionë euro më shumë për investime kapitale në komuna”, ka shtuar ai.
Sipas tij, rritja shkon në shkallë me parametrat e tjerë se si ndahet buxheti nga grantet qeveritare dhe mandej komunat planifikojnë se ku do t’i bëjnë ato investime.
Ministri Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi me komunat është i mirë, por se gjithnjë ka hapësirë për më mirë.
“Kjo është një nga ato pyetjet specifike që lë të nënkuptojë se mund të ketë bashkëpunim më të mirë. Por, është obligimi ynë ligjor që të koordinohemi me komunat. Marrëdhëniet janë të shëndosha dhe interesi ynë është që t’i mbështesim komunat në demokratizim në frymën e shërbimeve më të mira dhe këtë po e bëjmë me programet në ministrinë tonë. Për herë të parë kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për vetëqeverisje lokale, por siç dihet kemi aty një problem me votën e dyfishtë të komuniteteve, ku Lista Serbe s’ka vullnet për ta votuar”, ka thënë Krasniqi, i cili ka numëruar edhe disa nga punët që ka kryer kjo ministri deri tash.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës