LAJMI I FUNDIT:

KQZ refuzon mbi 11 mijë fletëvotime nga diaspora – javën e ardhshme shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet

KQZ refuzon mbi 11 mijë fletëvotime nga diaspora – javën e ardhshme shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet
Foto: Arkiv

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se është duke vazhduar procesi i rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve.

Elezi nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) tregoi se për çfarë gabimesh bëhet fjalë në këto vendvotime, transmeton Telegrafi.


“Në 35 vendvotime ka bartje të gabuar të votave, në gjashtë vendvotime ka gabime në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë. Në 370 vendvotime kandidatja apo kandidati kanë më shumë vota se subjekti politik, dhe në 83 vendvotime tjera subjekti ka vota dhe kandidati jo”, tha ai.

Gjithashtu, Elezi bëri të ditur se në QNR është duke vijuar vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora.

“Po ashtu, në këtë qendër është duke vijuar vlerësimi i 43 mijë e 500 pako të fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora, sipas të dhënave të fundit, janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuara 29 mijë e 87 zarfa me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara”, potencoi ai.

Elezi bëri të ditura arsyet se pse janë refuzuar disa pako me fletëvotime nga diaspora.

“Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme, dhe janë si në vijim 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosove, mbi tre mijë zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosove gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë plotësuar kriteret ligjore, mbi 900 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, mbi 1 mijë e 500 zarfe janë dërguar nga votues të pa identifikuar dhe në 470 zarfe janë dërguar nga votuesit që bashkangjitur kanë pasur dokumente jovalide”, theksoi ai.

Elezi tha se varësisht rekomandimeve të QNR-së, mund të shkojnë në rinumërim edhe vendvotime tjera. Po ashtu, ai tha se në vikend do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe të diasporës, dhe se KQZ javën e ardhshme do të mund të shpall edhe rezultatet përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori