LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në Washington në takime me Blinkenin, Escobarin dhe Chollet

Kovaçevski në Washington në takime me Blinkenin, Escobarin dhe Chollet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër vazhdon me vizitën e punës dyditëshe në Washington.

Reklama

Në Uashington, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski është parashikuar të realizojë takim me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken, përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Gabriel Escobar, zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhanatan Fajner, këshilltarin e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Chollet, të dërguarin special dhe koordinator i Qendrës për angazhim global të Departamentit të shtetit të SHBA-së, James Rubin, por edhe me disa senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, ndër të cilët Debi Dingel, Kris Marfi, Blendan Bojl.

Kovaçevski njëherit do të realizojë takim edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik (Atlantic council).

Si pjesë e vizitës së punës në Uashington, kryeministri Kovaçevski do ta vizitojë universitetin prestigjioz “Jon Hopkins” në Uashington ku pas takimit me dekanin James Stajnberg, kryeministri do të mbajë fjalim edhe ligjëratë për sfidat dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, duke e marrë parasysh nevojën për zhvillim të shpejtë të rajonit.

Sipas agjendës, është planifikuar edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në SHBA.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra ushtarë britanikë do të arrijnë në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes: Transferimi i tyre u bë pas një kërkese urgjente nga NATO

Qindra ushtarë britanikë do të arrijnë në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes: Transferimi i tyre u bë pas një kërkese urgjente nga NATO

Lajme
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Lajme
Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Siguri
Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Lajme
Siguria në vend, drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve

Siguria në vend, drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve

Lajme
Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

Lugina
Kalo në kategori