LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Asnjë letër nuk mund të ma marrë identitetin tim maqedonas

Kovaçevski: Asnjë letër nuk mund të ma marrë identitetin tim maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend për propozimin francez, tha se ai është lindur maqedonas dhe asnjë letër nuk mund t’ia marrë identitetin, gjuhën dhe historinë.

“Unë jam Dimitar Kovaçevski, maqedonas jam që kur kam lindur. E di një gjë, asnjë letër, asnjë propozim, nuk mund të ma marrë identitetin, gjuhën dhe historinë që më bën maqedonas dhe për të cilat kam detyrim të shenjtë t’i respektoj dhe t’i forcoj. Nuk kam dyshime për asnjë nga çështjet themelore dhe e di se me një qasje të zgjuar dhe vazhdimësi të rrugës evropiane mund të bëhem maqedonas më i mirë, më dinjitoz dhe i barabartë, qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetar i Evropës. Planifikoj me vendosmëri, të jetoj në të dhe të ndihmoj si qytetar, por edhe të përmbush detyrimin dhe përgjegjësinë time si politikan, që shteti të jetë i përbashkët, i suksesshëm dhe më i mirë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.


Fjalimi i kryeministrit Kovaçevski u përcoll me shumë zhurmë nga ana e opozitës, të cilët me mjete zhurmuese, fishkëllima dhe goditje të tavolinave e injoruan fjalimin e tij.

Ndryshe, seanca e propozimit francez përfundoj para pak çastesh, ndërsa e njejta pritet të vijoj nesër me fillim nga ora 11:00.

Përfundoi seanca plenare për propozimin francez, e njejta do të vazhdoj edhe nesër
Lexo po ashtu Përfundoi seanca plenare për propozimin francez, e njejta do të vazhdoj edhe nesër

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori