LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi seanca plenare për propozimin francez, e njejta do të vazhdoj edhe nesër

Përfundoi seanca plenare për propozimin francez, e njejta do të vazhdoj edhe nesër

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sapo ka përfunduar seanca plenare për propozimin francez, e cila pritet të vazhdojë edhe nesër në ora 11:00.

Sot në Kuvendin e RMV-së, për të shfaqur përkrahje ndaj propozimit francez, fjalim mbajti edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.


Ajo para deputetëve tha se “gjuha maqedonase dhe shteti i Maqedonisë nuk preket e as nuk penalizohet me propozimin francez, por përkundrazi BE ofroj një zgjidhje që sa më shpejtë Maqedonia të jetë vend anëtar në BE”.

Gjatë fjalimit të saj, deputetë nga E majta lëshuan Kuvendin, ndërsa ata të OBRM-PDUKM-së qendruan me parulla kundër marrëveshjes dhe propozimit Bullgar.