LAJMI I FUNDIT:

Kosovë 1-0 Gjibraltar, notat e lojtarëve: Shkëlqyen dy mbrojtësit qendrorë, Florentët dhe Rashkaj

Kosovë 1-0 Gjibraltar, notat e lojtarëve: Shkëlqyen dy mbrojtësit qendrorë, Florentët dhe Rashkaj

Kosova ka shënuar fitore minimale në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1-0.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes kanë zhvilluar një ndeshje jo edhe aq të mirë, duke marrë parasysh kundërshtarin e sotëm.


Tekniku zviceran kishte hedhur në fushë disa lojtarë që luajtën për herë të parë me Përfaqësuesen A si Ibrahim Dresheviq e Arbenit Xhemajli, ndërsa minuta kishin edhe lojtarët që më parë nuk janë aktivizuar edhe aq si Florent Muslija, Samir Ujkani, Atdhe Nuhiu, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, Florent Hasani e Leart Paqarada.

Një ndeshje që u fitua vetëm falë një goli me devijim i Florent Hasanit në minutën e 69-të pas asistimit të Leart Paqaradës.

Telegrafi më poshtë u sjell notat e gjithë futbollistëve që u aktivizuan në këtë takim e që ishin 16 të tillë.

Samir Ujkani 6

Kapiteni i Kosovës u rikthye në portë pas një kohe të gjatë dhe luajti gjatë 90 minutave. Edhe pse nuk kishte kushedi se çfarë pune, Ujkani ishte i sigurt në ato pak raste të mysafirëve.

Florent Hadergjonaj 7

Nuk ka luajtur në takimet e fundit me skuadrën e tij dhe sot u aktivizua për gjatë gjithë ndeshjes. Hadergjonaj ishte futbollisti më aktiv në fushë dhe harkoi jashtëzakonisht shumë në zonë, por edhe pse kishte harkimi të mira nuk u shfrytëzuan nga sulmuesit. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e Florentit i cili po bëhet një lojtar tejet i rëndësishëm për trajnerin Challandes.

Ibrahim Dresheviq 7

Më në fund erdhi debutimi i tij me Kosovën dhe qysh në ndeshjen e parë tregoi se është një mbrojtës me personalitet të madh në fushë. Qendërmbrojtësi i Heerenveen tregoi siguri të madhe në fushë dhe me lojën e tij Kosova ka fituar një mbrojtës të jashtëzakonshëm për të ardhmen. I shkëlqyer në partneritet me Xhemajlin.

Arbenit Xhemajli 7

Ka qenë edhe më parë i grumbulluar me Kosovën A, por pa pasur mundësi të debutoi me ekipin e parë. Arbenit Xhemajli gjithashtu si Dresheviq kishte një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë sfidë. Mbrojtësi i talentuar shfaqi siguri të lartë në prapavijë dhe me lojën e sotme tregoi se është i gatshëm për të qenë nën urdhrat e përzgjedhësit Challandes.

Benjamin Kololli 6

U rikthye në fushë pas disa jave mungesë për shkak të lëndimit. Kololli u mundua në pjesën e parë të depërtoi por nuk arriti ta qante mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve. Paraqitje solide nga Kololli që te Kosova po vazhdon të luaj në një pozitë të improvizuar nga ajo që luan tek Zurichu.

Valon Berisha 6,5

Mesfushori i Lazios është lider tek Kosova dhe luajti titullar në takimin e sotëm. Berisha u aktivizua si mesfushor qendror së bashku me Rashkaj dhe pati një paraqitje të mirë në këtë takim. Gjithsesi ylli i Lazios duhet të jetë më bashkëpunues në fushë me pjesën tjetër të ekipit, pasi shihet egoja e tepruar e tij.

Anel Rashkaj 7

Aneli si vera, sa më i vjetër aq më i mirë. Prizrenasi bëri një paraqitje shumë të mirë gjatë 90 minutave. Ndërtoi aksione të Kosovës dhe shkatërroi ato të mysafirëve. Është rikthyer në formën më të mirë dhe ky është një lajm i mirë për përzgjedhësin Challandes pasi në pozitën e tij si mesfushor qendror ka pak konkurrencë.

Edon Zhegrova 6,5

Depërtoi disa herë në pjesën e parë nga krahu i djathtë, por nuk arriti cakun edhe pse tentoi. Prishtinasi ka talent të jashtëzakonshëm dhe këtë nuk mund ta mohoj askush pasi talentin e shfaq edhe në fushë. Edoni ka nevojë për përkrahje si nga tifozët ashtu edhe nga bashkëlojtarët, pasi i ka dhënë dhe do t’i japë shumë Kosovës. Nuk ishte ndeshja e tij më e mira deri më tani me fanellën e Kosovës, por vendi ynë pret shumë nga ai.

Florent Muslija 6,5

Ndeshja e tretë me fanellën e Kosovës dhe e dyta si titullar. Florenti zhvilloi një 45 minutësh të mirë edhe pse ka mundur të jetë edhe më mirë. Është ende i ri në grupin aktual të Kosovës dhe pritet më shumë nga ai. Lojtar me të ardhme të madhe.

Bernard Berisha 6

Ka vullnet të madh, depërton bukur nga krahu i majtë, por në momentin e fundit ngatërrohet. Bernard Berisha luajti pas një kohe të gjatë si titullar te Kosova, por ka mundur të bëjë edhe më mirë në këtë takim. Gjithsesi është lojtar shpërthyes që i nevojitet Kosovës, sidomos pasi Arbër Zeneli është i lënduar dhe mungon edhe disa muaj.

Atdhe Nuhiu 6

Atdheu është njëri nga lojtarët më të vjetër dhe më me përvojë te Kosova, por sot nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Sulmuesi shtatlartë shpeshherë ngadalësonte aksionet e Kosovës, por edhe nuk iu përgjigj si duhet harkimeve të shumta që shkuan në drejtim të tij.

U inkuadruan në pjesën e dytë:

Leart Paqarada 7

Me inkuadrimin e tij në fushë u ngjall krahu i majtë. Paqarada pati paraqitje shumë të mirë, depërtoi dhe harkoi disa herë në zonë. Madje ishte asistues në golin e vetëm të shënuar nga Kosova. Futbollistë i mirë, pa fjalë dhe i gatshëm sa herë që kërkohet të luaj. Paraqitje shumë e mirë e Leartit ndaj Gjibraltarit.

Idriz Voca 6

Ishte futbollisti që luajti më së paku në këtë sfidë, pasi u inkuadrua në minutën e 63-të në vend të Valon Berishës. Pati disa pasime të sakta dhe ishte një paraqitje solide e tij në këto 27 minuta.

Elbasan Rashani 6,5

Rashani përsëri pati minuta nga përzgjedhësi Bernard Challandes, por kësaj radhe nuk shënoi ose asistoi. Bëri disa depërtime interesante, por pa pasur mundësinë të shënonte. Paraqitje solide edhe për Rashanin, i cili ka mundur të bëjë më shumë në këtë sfidë.

Florent Hasani 7,5

Loja e dytë e zhvilluar me Kosovën dhe e bëri atë që nuk e bëri asnjëri nga lojtarët që luajtën, shënoi golin e fitores. Hasani shënoi një gol të bukur dhe i tregoi përzgjedhësit Challandes që meriton më shumë hapësira. Përveç golit, Florenti bëri edhe disa pasime të bukura, por pati mundësinë të shënonte edhe njëherë, por pas sukses.

Lirim Kastrati 6,5

U ankua se nuk kishte minuta dhe nuk u grumbullua muajin e kaluar. U grumbullua, luajti dhe bëri një paraqitje të mirë. Por Lirim Kastrati në fund bëri një gjest të pahijshëm derisa shkoi tek rivënia fundore për ta mbajtur topin që të ecnin minutat. Kjo gjë nuk i pëlqeu tifozëve të cilët e vërshëllyen. Sulmuesi i talentuar pati një paraqitje të mirë, ku ka mundur edhe të shënonte gol por gjuajti e tij shkoi pranë portës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori