LAJMI I FUNDIT:

Kosovare Asllani në Kosovë, pritet nga i pari i FFK-së Agim Ademi

Kosovare Asllani në Kosovë, pritet nga i pari i FFK-së Agim Ademi

Futbollisjta me famë botërore, Kosovare Asllani ka mbërritur për vizitë në Kosovë në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo ka ardhur nën epitetin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it, teksa në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është pritur nga presidenti Agim Ademi, bashkë me babain e Kosovares, Naset Asllani.


Duke i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, presidenti Ademi i shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunitetit të futbollit kosovar për prezantimin e saj dinjitoz të vendit të saj të origjinës kudo në botë përmes futbollit.

Kreu i FFK-së theksoi se vet emri i Kosovares ka bërë që të prezantohet vendi ynë në mënyrën më të mirë, derisa tha se ajo është shndërruar në model për vajzat dhe gratë kosovare por jo vetëm, falë paraqitjeve të saj dinjitoze në fanellën e Real Madridit, Milanit dhe Kombëtares së Suedisë.

Ademi duke ia dhuruar figurën e ‘Hyjneshës në Fron’ theksoi se Kosovarja është një ‘Hyjneshë Futbolli’ dhe si e tillë është shembull për t’u ndjekur nga vajzat e reja kosovare.

Po ashtu, presidenti Ademi e nderoi futbollisten me karrierë të bujshme edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke shprehur shpresën se pas përfundimit të karrierës ajo do t’i hyjë zejes së trajneres dhe në të ardhmen kontributin e saj ta japë në rolin e përzgjedhëses së Kosovës.

Nga ana e saj, Kosovare Asllani shprehu mirënjohjen e saj për presidentin Ademi dhe FFK-në për mikpritjen e ngrohtë në këtë ditë të veçantë, duke i uruar atij dhe tërë popullit Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo e përgëzoi FFK-në për punën e jashtëzakonshme dhe sukeset e arritura pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Ajo theksoi se është shumë e lidhur me Kosovën dhe shprehu dëshirën që ndeshja përmbyllëse e karrierës të jetë pikërisht ajo ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, për çka presidenti Ademi i premtoi se kurdo që vjen ajo ditë, FFK do të jetë e gatshme të organizojë një ndeshje të tillë. Gjithashtu, Kosovarja u shpreh e gatshme që në të ardhmen përvojën dhe kontributin e saj ta japë edhe si përzgjedhëse e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori