LAJMI I FUNDIT:

Kosova i vetmi vend me rritje të importit në krahasim me eksportin

Kosova i vetmi vend me rritje të importit në krahasim me eksportin

Vendet e rajonit gjatë këtyre viteve kanë arritur që të rrisin më shumë eksportin në krahasim me importin, ndërsa Kosova është vendi i vetëm që ka rritje të importit në krahasim me eksportin.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave, në vitin 2018 vendi ynë ka importuar mallra në vlerë 3.347 milionë euro dhe ka eksportuar 367.5 milionë euro.


Kjo i bije që nga viti 2015 deri në vitin 2018, rritja në import ka qenë 712.31 milionë euro, kurse, rritja në eksport gjatës kësaj periudhe ka qenë 43.21 milionë euro.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjate viti 2018 me atë të vitit 2017 shifrat tregojnë se kemi një rënie vjetore prej 2.8 për qind, rënie ku Kosova vazhdon të ketë bilancin negativ tregtare.

Vazhdon të mbetet i lart deficiti tregtar edhe gjatë muajit shtator
Lexo po ashtu Vazhdon të mbetet i lart deficiti tregtar edhe gjatë muajit shtator

Të dhënat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 0.1 për qind në muajin shtator 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 257.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 257.1 milionë euro në vitin 2018.

Sipas ASK-së në muajin shtator, eksporti mbulon importin me 13.0 për qind. Eksporti i mallrave në muajin shtator 2019 kishte vlerën 38.4 milionë euro, ndërsa importi 295.7 milionë euro, që është një rritje prej 4.7 për qind për eksport, dhe një rritje prej 0.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. /KP/Telegrafi/