LAJMI I FUNDIT:

Kosova U16 pësoi humbje nga Belgjika

Kosova U16 pësoi humbje nga Belgjika

Kosova U16 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut në Dubai, duke u mundur nga Belgjika, me rezultat 3-0.

Djelmoshat tanë patën një paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe u rezistuan mjaft mirë sulmeve të belgëve deri në minutën e 63-të, kur Bosau Nketa Orphe e zhbllokoi rezultatin.


Ky gol shkaktoi zhgënjim tek ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari dhe si rrjedhojë e shpërqendrimit vetëm pas dy minutash belgët realizuan edhe golin e dytë, kësaj radhe nëpërmjet Dassy Dylan.

Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi  Mitsindo Yves në minutën e 89-të.

Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu kombëtarja jonë U16 do ta zhvillojë të enjten kundër Republikës së Çekisë. /Telegrafi/