LAJMI I FUNDIT:

Kosova U16 fiton edhe ndaj Shqipërisë

Kosova U16 fiton edhe ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës U16 për femra ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shqipëri.

Pas fitores ndaj Kazakistanit, vajzat dardane shënuan fitore edhe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz, pas penalltive, me rezultat 6:5, pasi në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2.


Pjesa e parë e këtij takimi filloi me epërsi për Kosovën por nuk përfundoi njësoj. Edhe pse Dardanet shënuan herët, qysh në minutën e nëntë me golin e Bardha Mahmutit, por më pas Shqipëria arriti ta përmbys rezultatin duke mbyllur fraksionin e parë, 2:1, me golat e Klesta Agos, në minutën e 15-të dhe Xhejsana Dishës, në minutën e 27-të.

Në pjesën e dytë, Dardanet vazhduan të luftojnë për të rikthyer rezultatin dhe menjëherë arritën barazimin, me golin e Alba Shabanit, në minutën e 59-të. Në vazhdim asnjëra prej ekipeve nuk arritën të gjejnë golin e fitores dhe si rrjedhojë fati i takimit u vendos në penallti, e ku Dardanet ishin më të sakta se sa nikoqiret.

Ndeshja e cila për shkak të rregullave të turneut duhej të përfundonte me fitues, u përmbyll me rezultat 6:5 në favor të Kosovës.

Me këtë fitore Kosova renditet e para me 6 pikë, teksa fitoren e radhës e synojnë në takimin e fundit të turneut kundër Malit të Zi, që zhvillohet të dielën në orën 13:00.

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Formacionet zyrtare, Manchester City – Chelsea: Një mungesë e theksuar për Guardiolën

Formacionet zyrtare, Manchester City – Chelsea: Një mungesë e theksuar për Guardiolën

Premier League
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Superliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Kalo në kategori