LAJMI I FUNDIT:

Kosova sot zhvillon miqësoren ndaj Gjibraltarit

Kosova sot zhvillon miqësoren ndaj Gjibraltarit

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Gjibraltarit në një miqësore të aranzhuar muaj më parë.

Dardanët janë në formë të lartë duke pasur formë superiore me 15 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.


Kjo statistikë e mirë mund të vazhdoj për ekipin e Bernard Challandes edhe sot (e enjte) në takimin miqësore me Gjibraltarin.

Kosova i kompleton stërvitjet për miqësoren ndaj Gjibraltarit
Lexo po ashtu Kosova i kompleton stërvitjet për miqësoren ndaj Gjibraltarit

Kosova ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar një miqësore me kombëtaren e vogël, e cila do të zhvillohet në Fadil Vokrri nga ora 18:00.

Ekipi jonë ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është gati për këtë takim, ndërsa Challandes pritet t’i jap mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak deri më tani.

Challandes: Do të ketë ndryshime edhe në portë ndaj Gjibraltarit
Lexo po ashtu Challandes: Do të ketë ndryshime edhe në portë ndaj Gjibraltarit

Ibrahim Dreshevic, Lirim Kastrati, Visar Bekaj, Arbenit Xhemajli dhe Bernard Berisha pritet të luajnë nga minuta e parë.

Kjo miqësore do të jetë edhe si test para ndeshjes së hënës, ku Kosova do ta luaj përsëri në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori