Në prag të përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë, këngëtarja Dafina Dauti ka publikuar një këngë të re, të cilën ia ka kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kosova po pret” titullohet kënga e re e artistes, e cila vjen me një tekst emocional dhe me vargje që i kushtohen Kosovës dhe luftës çlirimtare.


Përmes kësaj kënge, Dauti ka përcjellë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të UÇK-së, ndërsa në tekst ka përmendur edhe Hashim Thaçin, i cili së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po përballet me proces gjyqësor në Hagë.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, në të cilin shfaqen pamje të figurave të njohura të UÇK-së dhe të historisë së Kosovës. Në klip shfaqen edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Përmes këtij projekti muzikor, këngëtarja ka zgjedhur të shprehë përmes artit qëndrimin dhe emocionet e saj lidhur me procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.