LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk heq masën e reciprocitetit, me gjithë humbjet prej 100 mijë eurove në ditë

Kosova nuk heq masën e reciprocitetit, me gjithë humbjet prej 100 mijë eurove në ditë

Tregtarët e gazit nuk kanë importuar asnjë sasi gazi natyror, vajrash apo nafte me origjinë nga Serbia që nga data 22 mars kur ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi i Qeverisë nuk ka ndaluar importin, por vetëm mosnjohjen e certifikatës së ADR-së për maunat dhe shoferët që transportojnë materiale të rrezikshme.


Por, deri më tani, në Doganën e Kosovës nuk ka ardhur për zhdoganim asnjë maune nga ndonjë vend i tretë, që bart gazin e vajrat me origjinë nga Serbia.

Serbia, e cila i ka bllokuar maunat e Kosovës që të qarkullojnë në territorin e që prej 7 muajsh, nuk e kishte ndalur eksportin e gazit dhe të naftës në Kosovë pasi importuesit kishin kontraktuar maunat e Serbisë për të transportuar këto materiale të rrezikshme në Kosovë.

Por, të dhënat e Doganës së Kosovës thonë se deri më tani janë ndalur vetëm 5 maune, të cilat transportonin naftë, gaz natyror apo vajra. Para se të vendosej barriera nga Serbia kanë hyrë nga 10 deri në 15 maune në ditë. /Telegrafi/