LAJMI I FUNDIT:

Kosova në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë: Hadërgjonaj flet për favoritin

Kosova në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë:  Hadërgjonaj flet për favoritin

Rruga për Kampionatin Botëror 2026 që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë ka sjell kundërshtar interesant për Kosovën.

Me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë në grup, Florent Hadërgjonaj në një intervistë për Blick ka dhënë ndjesinë e tij të parë.

“Ne e njohim njëri-tjetrin dhe jemi të pamposhtur ndaj Zvicrës”, deklaroi Hadergjonaj për Blick duke qeshur.


Kosova mëson kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 – short jo edhe aq i vështirë për Dardanët
Lexo po ashtu Kosova mëson kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 – short jo edhe aq i vështirë për Dardanët

“Është padyshim grupi më i fortë dhe më emocionues në këtë kualifikim,” shtoi ish-lojtari  i Young Bpys që tani luan për Alanyan në Turqi.

Tashmë kemi fituar përvojë kundër suedezëve: “Ata nuk janë të lehtë dhe kanë shumë cilësi në sulm. “Ne pamë në Kampionatin Evropian se sa kompakt punojnë si ekip – dhe janë gjithashtu plot me lojtarë të mirë individualë”.

Për 30-vjeçarin, i cili ka luajtur edhe një ndeshje ndërkombëtare për kombëtaren e Zvicrës kundër Bjellorusisë në vitin 2017, ndeshja më e veçantë është sigurisht kundër vendit të tij të lindjes – Zvicrës.

Pas tri barazimeve të mëparshme, lojtarët e të dy vendeve më në fund duan fitoren e tyre të parë. “Stadiumi në Prishtinë, si dhe në Zvicër, është i garantuar të shitet sërish. Kualifikimi në Kampionatin Evropian ishte shumë i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time”.

Familja do të vazhdojë të rritet deri në ndeshjen kualifikuese. Pikërisht në fillim të muajit Hadergjonaj ka bërë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.

I pyetur për favoritin, Hadergjonaj deklaroi: “Sigurisht që do të jetë një detyrë sfiduese për ne, por më në fund duam të arrijmë diçka historike, mendojmë se kemi një shans për të shkuar në Botëror dhe ne patjetër do të shkojmë all-in”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori