LAJMI I FUNDIT:

Kosova në disavantazh pas pjesës së parë, nuk munguan rastet e Dardanëve

Kosova në disavantazh pas pjesës së parë, nuk munguan rastet e Dardanëve

Kosova dhe Zvicra po luajnë ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në “Fadil Vokrri, ky rezultati pas 45 minutave të parë është 1-0 në të mirë të mysafirëve.

Helvetët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Edimilson Fernandes dhe Xherdan Shaqirin, por në të dyja rastet në vend ishte Aro Muric.


Kosova rrezikoi bukur me Milot Rashicën në minutën e 11-të, por portieri Yaan Sommmer pret goditjen.

Zvicra mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Remo Freuler shënoi pas asistimit të Fernandes për 1-0.

https://twitter.com/MisionChampions/status/1700588944960962898

Por Kosova ka mundur të barazojë pas katër minutash, me Vedat Muriqin i cili gjuajti pas asistimit të Rashicës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Sërish në minutën e 27-të ishte Muriqi në rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 39-të, Muriqi shumë lehtë ka mundur të barazojë shifrat, ku asistimit të Mërgim Vojovodës iu përgjigj mirë me kokë, por Akani futi këmbën dhe topi shkoi mbi portë.

Kosova ishte e rrezikshme pasi pranoi gol dhe kërkoi barazimin, por nuk kishte fat në disa momente. /Telegrafi/