Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Adidasin

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet sot me fanella të kaltërta në ndeshjen miqësore ndaj Çekisë.
Kjo sfidë do të ketë një rëndësi të veçantë, pasi “Dardanët” do të debutojnë zyrtarisht me pajisjet e reja sportive të prodhuara nga gjiganti botëror Adidas.
Pas përfundimit të bashkëpunimit me sponsorin e mëparshëm teknik, Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një epokë të re me Adidasin, një nga markat më të njohura në botën e sportit.
Kosova do të zbresë në fushë me fanellat e reja në ngjyrë të kaltër, duke shënuar kështu paraqitjen e parë zyrtare me identitetin e ri sportiv.
Tifozët e Kombëtares mezi kanë pritur të shohin fanellat e reja në aksion, ndërsa ndeshja ndaj Çekisë do të jetë rasti i parë për t’i prezantuar ato në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/










































