Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë miqësore për grumbullimin e muajit qershor.

Dardanët do të përballen me Kombëtaren e Çekisë në udhëtim në ndeshjen e parë miqësore.


Të përzgjedhurit e Franco Fodas kanë punë me çekët me fillim nga ora 16:00 në epet Arena në Pragë.

31/05/2026 17:54- Mbyllet ndeshja

Kosova ka pësuar humbje në udhëtim te Republika e Çekisë.

“Dardanët” zhvilluan një paraqitje solide, por që u mposhtën me rezultat 2-1.

Kosova e nisi më mirë për të pasur një mundësi të mirë shënimi pas vetëm katër minutave lojë, por që Albion Rrahmani dështoi nga afërsia.

Kur askush s’e priste, Tomas Ladra u gjend i harruar në mbrojtje dhe e kishte të lehtë të shënonte me kokë pas harkimit të David Doudera (12’).

Çekia pastaj e mori edhe kontrollin e lojës, ndërsa me një kundërsulm klasik dyfishoi epërsinë. Mojmir Chytil dhuroi një pasim të gajtë për Adam Hlozek, i cili me një goditje të fortë e mposhti Aro Muric (32’).

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me më pak raste shënimi, ku Kosova e mbajti pak më shumë posedimin.

Kosova arriti të realizonte vetëm një gol falë Lindon Emërllahut, që shënoi nga afërsia.

“Dardanët” provuan ta realizojnë edhe golin e barazimit, por që assesi s’e thyen mbrojtjen çeke.

Kësisoj, Kosova një javë më vonë përballet me Andorrën në Prishtinë që do të jetë miqësorja e fundit për muajin qershor

31/05/2026 17:41- Kosova jep shenja jete, Lindon Emërllahu shënon pas një aksioni të bukur

Kombëtarja e Kosovës e ka ngushtuar epërsinë në përballjen ndaj Çekisë.

Ishte mesfushori Lindon Emërllahu që realizoi nga afërsia pas një aksioni të bukur.

Dion Gallapeni asistoi për mrekulli te Emërllahu, që shënoi në portën e zbrazur (80’).

31/05/2026 17:21- Zëvendësim i dyfishtë te Kosova, hynë Demaku dhe debuton Matoshi

Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar dy zëvendësime në përballjen me Republikën Çeke.

Franco Foda i ka futur në lojë dyshen Valmir Matoshi dhe Vesel Demaku, duke larguar Veldin Hoxhën dhe Albion Rrahmanin.

31/05/2026 17:04- Nis pjesa e dytë, një zëvendësim te Kosova, gjashtë te Çekia

46' - Ka nisur pjesa e dytë e miqësores ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës.

Çekët që janë në epërsi të dyfishtë kanë zëvendësuar plot gjashtë futbollistë, derisa te Kosova – Franco Foda e ka larguar vetëm Elvis Rexhbeçaj, për ta futur Baton Zabergjën.

31/05/2026 16:47- Çekia e mbyll në epërsi të dyfishtë pjesën e parë ndaj Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë, ku Republika Çeke është në epërsi të dyfishtë ndaj Kosovës.

“Dardanët” e nisi mirë por pastaj ra intensiteti, me çekët që shënuan dy herë pas gabimeve tona.

Tomas Ladra kaloi Çekinë në epërsi pas 12 minutave lojë për të shënuar me kokë pas harkimit të Doudera.

Ndërsa, kur sulmonte Kosova, Çekia zhvilloi një kundërsulm klasik – ku Chytik asistoi te Adam Hlozek, i cili e la të shtangur Aro Muric (32’).

Kësisoj, Kosovës i duhet të bëjë një rikthim të madh në pjesën e dytë, me shpresën që të mos mposhtet në Çeki.

31/05/2026 16:34- Kundërsulm klasik, Hlozek dyfishon epërsinë e Çekisë

Republika Çeke ka dyfishuar epërsinë në miqësoren ndaj Kosovës.

Ishte Adam Hlozek që shënoi një gol me një goditje të fortë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Hoxha dhe Asllani nuk u morën mirë vesh, kësisoj përfitoi Chytil që asistoi te Hlozek, i cili e la Aro Muricin e shtangur me një goditje direkte (32’).

31/05/2026 16:14- Çekia në epërsi, shënon Ladra

12' - Republika e Çekisë ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Ishte Tomas Ladra që shënoi me kokë nga afërsia pas një harkimi të David Doudera (12’).

Doudera ishte harruar plotësisht nga mbrojtja dardane dhe lehtë realizoi në portën e zbrazur.

31/05/2026 16:06- Rasti i parë për Kosovën, Rrahmani rrezikon portën çeke

4’ – Kosova ka krijuar rastin e parë të rrezikshëm por që fatkeqësisht sulmuesi Albion Rrahmani nuk arriti ta finalizojë.

Goditja e yllit të Sparta Pragës ishte në qendër, ku portieri vendas e kontrolloi lehtësisht.

31/05/2026 15:57- Nis ndeshja

1' - Ka nisur ndeshja mes Republikës Çeke dhe Kosovës. "Dardanët" me disa ndryshime në formacionin bazë do ta synojnë këtë fitore të rëndësishme.

31/05/2026 14:37- Pamje nga zhveshtorja e Kosovës, luajmë me fanella të kalterta

Kosova është gati për ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor, kur ndeshet me Çekinë si myafir. Dardanët luanë kët ndeshje me fanella të kaltra të markës Adidas.

31/05/2026 14:36- Takimi tradicional i delegacioneve para ndeshjes

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se në prag të ndeshjes miqësore Çeki–Kosovë, presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda, ka shtruar drekën tradicionale për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ademi bëri të ditur se e ka përgëzuar Trundan për suksesin e Kombëtares çeke dhe kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke i uruar paraqitje sa më dinjitoze në atë turne.

Sipas Ademitt, Trunda ka vlerësuar progresin e futbollit të Kosovës dhe cilësinë e Kombëtares, duke shprehur respekt për punën që po bëhet në zhvillimin e futbollit në vend. Ai shtoi se takime të tilla forcojnë bashkëpunimin mes dy federatave dhe kultivojnë frymën e respektit brenda familjes evropiane të futbollit.

31/05/2026 14:27- Përzgjedhësi i Çekisë, Koubek: Nuk është stërvitje, do të luajmë me maksimumin ndaj Kosovës

Kombëtarja e Çekisë është grumbulluar vetëm të enjten për miqësoren ndaj Kosovës, ndërsa përzgjedhësi Miroslav Koubek ka ftuar gjithsej 29 lojtarë.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se vetëm 26 futbollistë do të udhëtojnë për në SHBA të dielën në mbrëmje, pas ndeshjes, çka e bën duelin ndaj Kosovës të rëndësishëm edhe për garën për listën përfundimtare.

“Lufta për nominimin përfundimtar është një nga motivet kryesore. Lojtarët absolutisht të dëshmuar, nuk ka nevojë t’i testosh dhe ndoshta kanë luajtur në ligë fundjavën e kaluar, kanë nevojë për pak relaks. Nga lojtarët e rinj që janë në nominim, të gjithë do të kenë ndikim”.

“Është një ndeshje ndërkombëtare dhe nuk bëhet fjalë t’i qasemi si stërvitje. Ne apelojmë për shpirt dhe përpjekje maksimale. Formacioni mund të jetë me më pak përvojë, por të gjithë janë të motivuar për të performuar. Nuk do të nënvlerësojmë asgjë”, u shpreh Koubek.

31/05/2026 14:08- Lojtarët e gatshëm për ndeshjen e sotme

31/05/2026 14:08- Mesfusha

31/05/2026 14:08- Sulmi

31/05/2026 14:25- Rrahmani: Duam fitore, motiv shtesë që të shënoj në stadiumin ku luaj

Albion Rrahmani pret që Kosova të triumfojë në udhëtim te Republika Çeke.

Ylli i Sparta Pragës në konferencë për media deklaroi se nëse përzgjedhësi Franco Foda ia jep mundësinë, atëherë do të provojë ta dëshmojë kualitetin.

“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh përsëri këtu, përndryshe në stadiumin ku luajmë me ekipin. Është motiv shtesë dhe po shpresoj të paraqitem mirë nëse trajneri ma jep mundësinë dhe pse jo të shënoj”.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/05/2026 14:22- “Duam fitore”, Franco Foda optimist për Kosovën para përballjes me Çekinë

Përzgjedhësi Franco Foda pret një tjetër fitore të Kosovës, këtë herë në udhëtim te Republika Çeke.

“Dardanët” janë mysafir i Çekisë më 31 maj, ndërsa pavarësisht mungesave kanë objektiv të qartë për të triumfuar.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Foda deklaroi se kjo sfidë do ta ndihmojë Kosovën të përgatitet për Ligën e Kombeve.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/05/2026 14:18- Gjyqtar i ndeshjes

Miqësorja Çeki – Kosovë do të drejtohet nga një ekip gjyqtarësh nga Sllovakia.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Michal Ocenas(Sllovaki), ndërsa asistentë të tij do të jenë Tobiáš Pacák (Sllovaki) dhe Adam Jekkel (Sllovaki). Detyrën e gjyqtarit të katërt do ta kryejë Jakub Wulkan (Çeki).

31/05/2026 14:07- Sa herë u ndeshën Kosova dhe Çekia

Ky është dueli i tretë që dy ekipet kombëtare do ta zhvillojnë mes vete, pasi më parë janë përballur në kualifikimet për Evropianin e vitit 2020.

Kosova ka një fitore 2-1 në 'Fadil Vokrri' në vitin 2019, teksa çekët kishin triumfuar po me rezultat të njëjtë 2-1 në Pragë.