LAJMI I FUNDIT:

Kosova gjatë tremujorit të katërt 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike

Kosova gjatë tremujorit të katërt 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike

Vlera e energjisë së importuar, Kosova gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike.

Kështu thuhet në raportin “Bilanci i energjisë në Kosovë, tremujori i katërt 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.93 mijë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 362.1 GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 54.1 GWh. Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, Kosova ka importuar 347.6 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 88.6 GWh energji elektrike”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 159.2 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit 2017, sasia e energjisë elektrike e konsumuar ishte rritur për 6 për qind.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. /Telegrafi/