LAJMI I FUNDIT:

Kosova e dyta në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos

Kosova e dyta në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos
Loriana Kuka, Akil Gjakova (Foto: ippon.org/Facebook)

Gjatë të dielës u shënua edhe një tjetër sukses i xhudistëve të Kosovës Kampionatin Evropian të moshave nën 23 vjeç.

Loriana Kuka e fitoi medaljen e artë në kampionatin që u zhvillua në Hungari, ku shkëlqeu nga raundi i parë deri në finale në kategorinë -78 kg. Në finale, ajo e mposhti xhudisten gjermane Christina Faberin.


Të shtunën, Akil Gjakova u shpall kampion evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë për moshat nën 23 vjeç.

Lajmet pëe Xhudo
Lexo po ashtu Lajmet pëe Xhudo

Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në garën e zhvilluar në Gyor të Hungarisë. Duke vazhduar me formën fantastike të shfaqur gjatë këtij viti, ai fitoi me Ippon ndaj kundërshtarit nga Azerbajxhani, Rufat Mamadov.

Renditja e përfaqësueseve në Kampionatin e sivjetmë Evropian U-23 të xhudos (Foto: ippon.org)

Falë këtij suksesi të xhudistëve tanë, Kosova renditet e dyta në listën e përfaqësueseve më të suksesshme në Kampionatin e sivjetmë Evropian U-23 të xhudos.

Me dy triumfe në këtë garë, Kosova renditet vetëm prapa Rusisë që mban vendin e parë me tri fitore.

Gjeorgjia, Britania e Madhe dhe Spanja mbyllin pesë vendet e para, ndërsa në top-dhjetë bëjnë pjesë edhe Austria e Italia, me nga një medalje të artë. /Telegrafi/