LAJMI I FUNDIT:

Kosnett përkrah Abdixhikun në luftën kundër korrupsionit

Kosnett përkrah Abdixhikun në luftën kundër korrupsionit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.


Më tutje, ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë.

Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën. /Telegrafi/