LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore “provokim të armatosur”, Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjent

Koreja Veriore “provokim të armatosur”, Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjent

Koreja e Veriut tha se ka testuar “me sukses” një raketë balistike, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, çfarë bëri që Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia të kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan KCNA tha se raketa Pukguksong-2 është një lloj i ri i armës strategjike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.


KCNA tha se raketa është hedhur më 12 shkurt, “qëllimisht në një kënd më të gjerë, duke marrë në konsideratë sigurinë e vendeve fqinje”. Sipas agjencisë, udhëheqësi Kim Jong Un ka qenë i pranishëm dhe ka udhëzuar nisjen.

“Kim shprehu kënaqësi të madhe për posedimin e një tjetër mjeti të fuqishëm bërthamor, i cili i shton fuqinë vendit”, citoi agjencia KCNA.

Phenjani nuk e ka fshehur dëshirën për të zhvilluar armë bërthamore dhe ka kryer dy prova atomike dhe disa teste raketore vitin e kaluar.

Një zyrtar i misionit amerikan në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, për të diskutuar situatën.

Misioni i Ukrainës, i cili mban presidencën e Këshillit, tha se takimi do të mbahet sot, në orën 17:00, sipas kohës lokale.

Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, prejse Kim, muajin e kaluar, tha se vendi është afër testimit të një rakete balistike interkontinentale.

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë gjurmuar provën dhe se nuk paraqet rrezik për SHBA-në.

Testimi i raketës në fundjavë ka qenë i pari i tillë nga Koreja e Veriut prejse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë detyrën dhe është parë si sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Trumpit.

Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut do ta ketë “përgjigjen e duhur”.

Ai po ashtu rikonfirmoi planet për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara i ndalojnë Koresë së Veriut të kryejë prova me raketa balistike, me qëllim parandalimin e saj që të bëhet fuqi e plotë bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se prova raketore është “provokim i armatosur”, ndërsa Ministria e Jashtme jug-koreane tha se “provokimet e vazhdueshme të Veriut tregojnë për natyrën iracionale të regjimit të Kim Jong Unit dhe fiksimin maniak të tij për zhvillimin bërthamor”.

Prova e së dielës është dënuar fuqishëm edhe nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori