Koreja e Veriut tha se është e gatshme për bisedime, edhe pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi papritur një takim me liderin veri-korean, Kim Jong Un, i planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor.
Trump përmendi “armiqësitë e hapura” si arsye.
Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, iu përgjigj të premten njoftimit të Trumpit, duke thënë se Phenjani mbetet i hapur për zgjidhjen e çështjeve me Uashingtonin “në çdo kohë dhe në çdo mënyrë”.
Gwan tha se vendimi i Trumpit ka qenë “i papritur” dhe për “keqardhje”. Sipas tij, anulimi i bisedimeve tregon se sa “i rëndë është statusi i marrëdhënieve historike armiqësore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së dhe sa urgjentisht duhet të zhvillohet një samit për t’i përmirësuar këto marrëdhënie”.
“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gwan.
Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë veri-koreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.
“Mjerisht, bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur në deklaratat e juaja të fundit, mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, të zhvillohet takimi i planifikuar për kohë të gjatë”, shkroi Trump në letrën dërguar Kimit.
Por, ai duket se la derën hapur për një takim të ri. “Nëse ndryshoni mendjen, ju lutem mos hezitoni të më telefononi ose të shkruani”.
“Bota dhe Koreja e Veriut në veçanti kanë humbur një mundësi të madhe për paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe pasuri “, tha Trump në letër.
Në një deklaratë të mëvonshme në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ka folur me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, dhe paralajmëroi Korenë e Veriut kundër çdo akti “të pamend apo të pamatur”, duke thënë se ushtria amerikane është më e fuqishmja në botë.
Njoftimi i Trumpit u bë disa orë pasi Koreja e Veriut shkatërroi një poligon të provave bërthamore. Ky veprim u vëzhgua nga gazetarët e huaj, por jo nga ekspertët bërthamorë, ashtu siç ka kërkuar SHBA-ja.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar” me anulimin e samitit nga ana e presidentit Trump.
Guterres i tha një audience në Universitetin e Gjenevës se kërkon nga palët të punojnë “për të gjetur një rrugë për denuklearizimin paqësor dhe të verifikueshëm të Gadishullit Korean”. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi