LAJMI I FUNDIT:

“Kor kukuvajkash nga Beogradi”, Fetoshi godet propagandën serbe pas dënimit për dhunë ndaj gazetarëve

“Kor kukuvajkash nga Beogradi”, Fetoshi godet propagandën serbe pas dënimit për dhunë ndaj gazetarëve

Drejtori i Institutit “Oktopus”, Arben Fetoshi, ka kritikuar ashpër reagimet nga Serbia dhe siç i ka quajtur ai ‘megafonët e saj në Kosovë’, pas dënimit të Ivan Mrkiq, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me një vit e pesë muaj burg për dhunë ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Sipas Fetoshit, reagimet që e paraqesin Mrkiqin si “viktimë të përndjekjes” janë pjesë e një formule të njohur propagandistike që Serbia ka ndërtuar ndër vite.

“Reagimet nga Serbia, si dhe nga megafonët e saj në Kosovë, ashtu siç tashmë është bërë rutinë – një kor ‘kukuvajkash’ për dënimin si një ‘shembull tjetër i dhunës dhe përndjekjes së serbëve’. Vetëm një manipulim narcist e mbron dhunuesin si viktimë, kurse dënimin e tij e cilëson ‘përndjekje’”, ka shkruar Fetoshi.


Ai ka thënë se dënimi i Mrkiq me 1 vit e 5 muaj është pak, pasi siç ka thënë “Dhunimi i ekipeve të medies është sulm brutal mbi lirinë dhe agresion për ta privuar të vërtetën”.

“Gazetarët dhe mediat e Kosovës janë penguar vazhdimisht në veri, si ky rast i ekipit të ‘Insajderit’ apo sulmet e tjera ndaj personelit, pajisjeve e pronës, jo për shkak të tensioneve, por për shkak të frikës nga e vërteta, për shkak të demaskimit e denoncimit të formulës mashtruese të ‘agresorit viktimë’. Mrkiq nuk është dënuar si serb, por si agresor. ‘Viktima’ e tij është gazetar, është medie, është përkushtimi ndaj të VËRTETËS, që ende tentohet të mbahet peng nga strukturat paralele, bandat dhe retorika nxitëse e Beogradit”, ka shtuar Fetoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Lajme
Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Politikë
Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Drejtësi
Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

Drejtësi
Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Lajme
Kalo në kategori