LAJMI I FUNDIT:

Koordinatorë, drejtorë e sekretarë në Qeverinë e RMV-së presin paga më të larta

Koordinatorë, drejtorë e sekretarë në Qeverinë e RMV-së presin paga më të larta

Koordinatorë, drejtorë, kryetarë, e sekretarë janë disa nga funksionet e shpikura të qeverisë në vitet e fundit, e që tashmë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizoi nenet ligjore të cilat përcaktonin shumë fikse e cila shërbente si bazë për përcaktimin e pagave të zyrtarëve, ata do të marrin paga shumë më të larta.

Në fuqi mbetet neni 11 i po këtij ligji i cili si bazë merr pagën mesatare të vitit të fundit e cila sipas ESHS-së, është shumë më e lartë se shuma fikse. Deri tani, paga e zyrtarëve përcaktohej me koeficient sipas bazës prej 26.700 denarë, ndërsa tani do të jetë sipas pagës mesatare të vitit 2022 që është 32.000 denarë. Me heqjen e shumës fikse pagë më të lartë nuk do të marrin vetëm ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe gjykatësit, por edhe një numër i madh i zyrtarëve të sapo emëruar, për të cilat institucione dhe kompetenca opinioni nuk është dhe aq i informuar. Sipas pagës mesatare neto 3.3, ose më shumë se 100.000 denarë, koordinatorët kombëtar të emëruar nga Qeveria, si ato për promovimin e punës së ndërmarrjeve publike, për Ballkanin e Hapur, iniciativat rajonale për qeverisje të përgjegjshme dhe transparencë, shëndetësi, komunikime strategjike, zhvillimi i kulturës dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, ndërsa ka edhe disa zëvendës-koordinator kombëtar koeficienti i të cilëve është 3.0 që nënkupton se paga e tyre do të jetë shuma e tre pagave mesatare.


Pozita të reja me pagë tre herë më të lartë se paga mesatare janë edhe drejtori i Administratës për afirmimin dhe promovimin e kulturës së pjesëtarëve të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve. Pagë vetëm pak më të ulët sipas koeficientit ka drejtori i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Pagë prej së paku 4 paga mesatare do të ketë Kryetari i Këshillit inspektues dhe anëtarët e tij ku ka edhe një pozitë të re “Sekretar i zyrës së këshillit për koordinim të komunitetit të inteligjencës së sigurisë, koeficienti i të cilës është 3.3. Pozita relativisht të reja me pagë prej 4 mesatare sipas situatës së re janë edhe drejtori i ASK-së, dhe zëvendësi i tij me koeficient prej 3.5.

Më herët, drejtori për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta në qeveri ka marrë një zëvendës me koeficient 2.6. Krijime të posteve të reja ka pasur edhe nga ana e qeverisë së kaluar, siç janë anëtarë të Këshillit të Prokurimit Publik me koeficient 3.7, hetues të Komisionit për hetimet e aksidenteve dhe incidenteve të rënda të aviacionit (3.0), drejtori i Administratës elektronike të shëndetësisë (2.9), drejtor i Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore (2.9), drejtor i Institutit gjeologjik (3.0), etj. Edhe pse baza për përllogaritjen e pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rritet ndjeshëm, në reagimin e fundit të qeverisë për këtë çështje thanë se po shqyrtojnë mundësinë për uljen e koeficientit për llogaritjen e pagave për personat e emëruar, për të cilët ka mundësi ligjore për të mos rënduar buxhetin. Nga atje u bënë thirrje edhe palëve tjera që edhe ata brenda kompetencave të tyre ligjore të bëjnë të njëjtën gjë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u shpreh se ky nuk është një vendim i qeverisë por i Gjykatës Kushtetuese dhe se po shqyrtohen korrigjime të caktuara ligjore. “Sipas informacioneve të mija, dhe sigurisht që jam një nga anëtarët e qeverisë, por nuk mund të flasë në emër të saj sa i përket kësaj çështje pasi ky është vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë vendim në këtë pjesë, dhe nuk përfshihen vetëm anëtarët e qeverisë si ministrat dhe zëvendësministrat, por të gjithë personat e emëruar”, tha Bekteshi./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori