Kontrabandim me mallra – policia konfiskon mish, barna, pula e lepuj në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të paligjshmërisë në pikat kufitare, ka zbatuar masa shtesë duke intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Sipas një njoftimi për media thuhet se njësia e task forcës së bashku me njësinë patrulluese nga SPMK-Gjlan dhe në koordinim me prokurorinë në Gjilan, kanë shtuar masat duke bërë vëzhgime përgjatë vijës kufitare Kosovë – Serbi.
“Gjatë realizimit të detyrave, si rezultat i masave të marra, nga Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme janë kapur në flagrancë gjithsej gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me mallra”, të cilët përkundër tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor janë ndaluar së bashku me mallin e kontrabanduar. Fillimisht njësia e task forcës bazuar në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar një traktor me rimorkio të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku në të janë gjetur mallra si: mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në rastin e dytë është kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari mashkull kosovar i cili poashtu kishte të ngarkuar mallra s: pije alkoolike (birra) , pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë.
“Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Lindje së bashku me Hetimet Rajonale- Gjilan. Me urdhër të prokurorit kompetent për gjashtë personat e përfshirë në të dyja rastet është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për numërim dhe vlerësim të mallit nga ana e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Tuma Ilire e Kamenicës, monumenti natyror me vendvarrime prehistorike tërheq vizitorë

I bastisën fermën e kanabisit, momenti dramatik kur i dyshuari shqiptar kërcen nëpër çati për t’i shpëtuar policisë britanike

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët