LAJMI I FUNDIT:

Konsiderohej favorit, por Dortmundi pëson në shtëpi nga Rangers

Konsiderohej favorit, por Dortmundi pëson në shtëpi nga Rangers
(Foto: Twitter/Rangers Football Club)

Rangers e ka befasuar Borussia Dortmundin në Signal Iduna Park duke e mposhtur (4-2) në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të me golin e James Tavernier nga pika e bardhë.


Kaluan vetëm tri minuta dhe mysafiret e dyfishuan epërsinë (41’), autor ishte Alfredo Morelos dhe me avantazh prej dy golash për vizitorët, skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Twitter/Rangers Football Club)

Ekipi skocez vazhdoi të shënonte edhe në gjysmën e dytë. John Lundstram e realizoi golin e tretë (49’).

Jude Bellingham e ngushtoi paksa rezultatin (51’), derisa me autogolin e Dan-Axel Zagadou (54’), epërsia u thellua akoma më shumë. Raphael Guerreiro (82’) shënoi një tjetër gol për BVB që nuk mjaftoi për ta ndryshuar rrjedhën e lojës.

Rangers tashmë është shndërruar në favorit në dëm të Borussia Dortmundit për të vazhduar në të tetën e finales në Ligën e Evropës, duke qenë se e ka këtë epërsi të lartë dhe ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori