LAJMI I FUNDIT:

Konkurrentja myslimane e ‘Voice France’, Mennel Ibtissem tërhiqet për shkak të akuzave për komentet e saja rreth terrorizmit

Konkurrentja myslimane e ‘Voice France’, Mennel Ibtissem tërhiqet për shkak të akuzave për komentet e saja rreth terrorizmit

Edhe pse arriti popullaritet të madh dhe e mahniti publikun me interpretimin e këngës “Hallelujah” të Leonard Cohenit, në anglisht dhe arabisht, myslimania Mennel Ibtissem nga Franca, u tërhoq nga gara muzikore “The Voice”, duke qenë se në rrjetet sociale ishte ekspozuar ndaj kritikave të shumta për komentet e mëparshme rreth terrorizmit.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se largohet nga spektakli për talentë, duke qenë se kanë pasur shumë ndikim tek ajo dhe e kanë shqetësuar ngjarjet e fundit.


Mennel ishte ne qendër të kritikave dhe fjalëve raciste në rrjetet sociale, meqenëse në të kaluarën kishte thënë se dyshonte në natyrën terroriste të sulmeve në Nice që ndodhën në vitin 2016.

“Terroristët gjithmonë mbajnë me vete dokumente identifikimi. Është e vërtetë, kur planifikoni një vepër të keqe, asnjëherë nuk i harroni dokumentet”, kishte shkruar asokohe Ibtissem.

Po ashtu, pas vrasjes së një prifti në Francë, kishte shkruar se pushteti ishte terroristi i vërtetë.

“Nuk kam dashur asnjëherë ta ofendoj askënd”, ka thënë Mennel duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë pranuar kërkimfaljet e mëparshme të saj.

Zëdhënësi i televizionit, TF1, që e emiton “The Voice”, ka thënë se situata është bërë e paqëndrueshme dhe shumë e tensionuar.

“Pavarësisht kërkimfaljes së saj të sinqertë, atmosfera është shumë e tensionuar. Shpresojmë që vendimi i saj do ta lehtësojë situatën”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori