LAJMI I FUNDIT:

Konjufca në Budapest i kërkon BE-së t’i bëjë më shumë presion Serbisë

Konjufca në Budapest i kërkon BE-së t’i bëjë më shumë presion Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Konferencës së 11-të të kryetarëve të parlamenteve të Shteteve të Evropës Juglindore, me temë diskutimi “Procesi i integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore”, e cila po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në konferencë, shtetet aspiruese për integrim po shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja për procesin integrues, veçanërisht nga këndvështrimi i kontributit të parlamenteve në mbështetjen e agjendës së reformave që shtetet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt BE-së.


Në fjalën e tij para pjesëmarrësve kryetari Glauk Konjufca potencoi rëndësinë e unitetit pan-evropian kundrejt rreziqeve që rajoni ynë dhe Evropa në përgjithësi po përballet këto kohë, kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, sikurse edhe përpjekjet për të përhapur vatra të reja konflikti dhe krize.

Në këtë kontekst kryetari i Kuvendit denoncoi përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njëherësh i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, thelbi i të cilit normalizim duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Brukselit.

Në vazhdim të fjalës së tij para pjesëmarrësve të kësaj konference kryetari Glauk Konjufca theksoi progresin që Republika e Kosovës ka bërë në procesin integrues, përmes një plani kombëtar reformash integruese, ku Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol krucial në miratimin, ndryshimin dhe plotësimin e një game të gjerë ligjesh dhe ristrukturimesh të kuadrit institucional në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Republika e Kosovës e sheh Bashkimin Evropian si një bashkësi politike ku respektohen vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat, sovraniteti dhe integriteti territorial i anëtarëve të saj”, theksoi  Konjufca.

Në konferencë, përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit, po merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si mbështetje për aspiratat euro-integruese të vendeve të Evropës Juglindore që janë në proces integrimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori