LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kemi bërë përvojë institucionale, jemi të gatshëm të udhëheqim me qeverisjen

Konjufca: Kemi bërë përvojë institucionale, jemi të gatshëm të udhëheqim me qeverisjen

Nënkryetari i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Glauk Konjufca ka thënë se tashmë janë të gatshëm të marrin qeverisjen në Kosovë.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se subjektet tjera të mëdha politike siç janë LDK, PDK dhe AAK kanë qenë së paku nga dy herë në pushtet nga viti 2001 dhe sipas tij secilës qytetarët ua dinë kapacitetet.

“Merreni zhvillimin ekonomik, papunësinë e varfërinë që janë kryesore për mirëqenien e njerëzve, këto parti nuk kanë ditur t’i prekin problemet kryesore. Ose nuk kanë ditur ose nuk kanë dashur, ta shpjegojnë këta”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se për shkak se subjektet qeverisëse nuk kanë mundur t’i zgjidhin këto problem, Kosovës i kanë ikur 17% e popullsisë.

“Le ta gjykojnë situatën ku jemi prej një perspektive perëndimore. Po të kesh në perëndim dështime të tilla prej vitit 2001, nuk vjen në shprehje të qeverisin të njëjtët, duhet ndryshuar”.

Kandidat për deputet nga Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti nuk ka qenë në qeverisje qendrore dhe ka ngritur shpresën e këtij populli.

“Kemi një program shumë të mirë për Kosovën që prek shumë mirë zhvillimin ekonomikë dhe mbrojtjen sociale. Ju e dini në çfarë gjendje punojnë punëtorët në Kosovë”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka krijuar edhe një përvojë shumë të mirë institucionale.

“Kjo na ka kompletuar dhe jemi të gatshëm të marrim qeverisjen në Kosovë dhe të drejtojmë vendin”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori