LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Dhunën në protestën e 10 shkurtit e shkaktuan policët e UNMIK-ut

Konjufca: Dhunën në protestën e 10 shkurtit e shkaktuan policët e UNMIK-ut

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët u vranë para 12 vitesh në demonstratat e 10 shkurtit të vitit 2007.

Me këtë rast u shfaq edhe dokumentari “10 shkurti” me anë të të cilit u përkujtuan dy të ndjerët dhe ngjarja e asaj dite.


Glauk Konjufca tha se dhuna e shkaktuar në protestën e 10 shkurtit erdhi si pasojë e ndërhyrjes së policëve të UNMIK-ut.

Konjufca tha se sipas dëshmisë së një polici shqiptar, policia e UNMIK-ut u kishte thënë atyre se protestuesit po planifikojnë t’i marrin institucionet, e sipas tij, i kishe urdhëruar edhe të gjuanin protestuesit, raporton KosovaPress.

“Ajo protestë nuk ka pasur kurrfarë qëllimi tjetër përveçse lëvizjen e protestuesve nëpër pika të caktuara të qytetit të Prishtinës dhe me u ndalë disa minuta para secilit institucion të rëndësishëm të vendit tonë duke dhënë mesazhe të ndryshme në secilin prej këtyre vendeve”, ka deklaruar Konjufca.

Ai tha se themelimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005 kishte për qëllim ndërhyrjen në rrjedhat politike të asaj kohe.

“Ishim një grup i aktivistëve që menduam se është e rëndësishme të ndërhynim në këto rrjedha sepse fati i vendit tonë po vendosej”, ka thënë Konjufca.

Përndryshe, më 10 shkurt të vitit 2007 qytetarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestuan para qeverisë kundër negociatave me Serbinë dhe kundër pakos së Ahtisarit.

Nga kjo protestë u vranë dy persona, u plagosën dhjetëra të tjerë si dhe u arrestuan aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.a

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori