Glenn Thompson, një republikan dhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Pensilvanisë, mori pjesë në martesën e homoseksualëve të djalit të tij.

Për ironi kjo ndodh vetëm disa ditë pasi ai votoi kundër projektligjit për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks të propozuar nga demokratët në Dhomën e SHBA-së.


Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një ligj për të mbrojtur martesat e të njëjtit seks dhe ato ndër-racore, sepse ata janë të shqetësuar se një vendim i Gjykatës së Lartë që anulon qasjen ndaj abortit mund të kërcënojë të drejta të tjera që janë vënë nën kritika nga shumë konservatorë, raporton wp.

Zyra e Thompson tha se kongresmeni dhe gruaja ishin të emocionuar për të marrë pjesë dhe për të festuar dasmën e djalit të tyre ndërsa ai fillon një kapitull të ri në jetën e tij.

“Ata ishin shumë të lumtur që mundën të mirëpritnin në familje dhëndrin e tyre të ri”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Thompson e quajti ligjin një dredhi të demokratëve gjatë një viti zgjedhor. /Telegrafi/