LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 400 kg mish në Istog, nuk i plotësonte kushtet për konsum

Konfiskohen 400 kg mish në Istog, nuk i plotësonte kushtet për konsum
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë konfiskuar rreth 400 kilogramë mish gjedhi, pasi mishi nuk i plotësonte kushtet për konsum.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 09:30, në fshatin Gurrakoc.


“Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum, e kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së. /Telegrafi/