LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill Festival 2022”: Çfarë pritet të ketë sivjet në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë?

“Sunny Hill Festival 2022”: Çfarë pritet të ketë sivjet në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë?

Kosovës dhe në veçanti Prishtinës prej dy vitesh i ka munguar njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare e zgjoi kureshtje për të njohur më shumë vendin e kulturën tonë.

Por, duket se pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundi.


“Sunny Hill” është konfirmuar se do të rikthehet sivjet pas dy vitesh pauzë për shkak të gjendjes e përhapjes së vazhdueshme me COVID-19.

Dhe siç rëndom ndodh, duke marrë parasysh që ngjarja e madhe kulturore mbahet në fillim të muajit gusht, përgatitjet veçse kanë filluar.

Njëri prej organizatorëve të “Sunny Hill”, Alban Kastrati, në një bisedë për Telegrafin ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë do të ketë këtë vit.

“Tashmë është konfirmuar që Sunny Hill Festival do të mbahet, dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky të jetë edicioni më i madh i Sunny Hill i bërë deri tani – si për nga numri i pjesëmarrësve që do të jenë pjesë në festival, poashtu edhe numri i artistëve performues”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Dua Lipa konfirmon: Do të ketë organizim të festivalit "Sunny Hill" sivjet në Kosovë
Lexo po ashtu Dua Lipa konfirmon: Do të ketë organizim të festivalit "Sunny Hill" sivjet në Kosovë

Ai shton se ky edicion do të zgjerohet për të mbështetur segmente të shoqërisë me vlera të ndryshme.

Dua Lipa në “Sunny Hill”

“Ky edicion do të zgjerohet e masovizohet, për tu shndërru në një platformë të madhe e cila mbështet shumë segmente të shoqërisë dhe krijon vlerë të rëndësishme ekonomike, sociale dhe kulturore për vendin tonë”, thekson ai.

Megjithëse festivali organizohet gjithnjë nën përkrahjen e Komunës së Prishtinës, Kastrati bën të ditur se janë në fund të diskutimeve, në mënyrë që “Sunny Hill” ta realizojë gjithë potencialin e vet.

“Natyrisht ne presim mbështetje të plotë nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës dhe gjitha institucionet tjera relevante. Me Komunën e Prishtinës diskutimet janë në fazën finale, dhe kemi marrë zotime shumë të rëndësishme dhe të nevojshme nga Kryetari Rama dhe i gjithë ekipi i tij – në mënyrë që Sunny Hill ta realizojë gjithë potencialin e vet, për të sjellë dhjetëra mijëra njerëz në Prishtinë nga e gjithë bota, për të promovuar Prishtinën dhe gjithë Kosovën në mbarë botën (siç ka ndodhur në edicionet e kaluara), për të krijuar vlerë e ndikim të shumëfishtë për qytetin tonë”, vazhdon tutje ai.

Reperi shqiptar, G4shi në “Sunny Hill”

Pavarësisht se është paksa herët për të zbuluar të gjitha detajet, premtohet se Prishtina sërish do të jetë në qendër të rajonit, e shumë vendeve në botë.

“Në pamundësi me i zbulu gjitha detajet, mund të themi se këtë verë Prishtina do ta merr sërish gjithë vëmendjen e rajonit, Evropës Juglindore e shume vendeve të ndryshme të botës, sepse do ta kemi një edicion të festivalit i cili do të përflitet e mbahet në mend gjatë, prej gjithë atyre që do ta kenë rastin ta përjetojnë”, thotë në vazhdim Kastrati.

Sa i përket lokacionit të festivalit, që është diskutuar shpesh e madje hamendësuar për vendet, në vitin 2019 ishte nënshkruar një marrëveshje nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, që nga viti pasues të mbahej në Bernicë.

Përkundër kësaj, siç shihet akoma nuk ka një lokacion të saktë dhe sipas Albanit është në diskutim e sipër.

“Kjo është çështje që po e finalizojmë bashkë me Komunën e Prishtinës dhe shumë shpejtë do të kemi njoftime të përbashkëta publike”, përfundon ai.

Kur ka nisur “Sunny Hill” dhe cili është qëllimi i festivalit?

Festivali që ka shkaktuar jehonë ndërkombëtare ka nisur në vitin 2018.

Ky koncert është mbajtur për dy vite radhazi, 2018 dhe 2019 në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë. U bë një pauzë prej dy vitesh si pasojë e situatës epidemiologjike me coronavirus.

Festivali, nën drejtimin e babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipës, në edicionet e mëparshme të “Sunny Hill” solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar.

Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit "Sunny Hill" është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë
Lexo po ashtu Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit "Sunny Hill" është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë

Qëllimi kryesor i festivalit është të promovohet Kosova dhe mundësia e ndarjes së platformës së “Sunny Hill Festival” me artistë të mëdhenj botërorë, përfshirë edhe ata lokalë.

Kush ishin disa nga yjet botërorë që performuan në “Sunny Hill”?

“Sunny Hill Festival” në vitin 2018 u mbajt më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë.

Në mesin e 30 artistëve që do të performonin ishin edhe: Dua Lipa, Action Bronson, DJ Martin Garrix, Stanaj, SG Leëis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë këngëtarë të tjerë të famshëm shqiptarë.

Nga yjet vendorë interpretuan: Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra.

Miley Cyrus në “Sunny Hill Festival”

Në po atë vit, 25 për qind e të hyrave neto që mbetën nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta.

“Jam shumë krenare me babanë tim, Dukagjin Lipa, i cili pati një ide dhe një ëndërr dhe po bën pikërisht atë që ka thënë se do ta bëjë”, kishte thënë Dua aso kohe.

“Ai kishte idenë të krijonte një festival në Prishtinë, Kosovë, me shumë yje ndërkombëtare dhe vendore, për të ndihmuar që Kosova të shfaqej kulturalisht në hartë”.

“Sunny Hill Festival 2019” ndërkohë u mbajt më 2, 3 dhe 4 gusht.

Martin Garrix në Sunny Hill Festival

Pas edicionit të parë me mbi 40 artistë të huaj dhe lokal, “Sunny Hill” gjithashtu një vit më pas solli emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike.

Në edicionin e dytë po ashtu kishte yje të njohur si: Calvin Harris, G4shi, Miley Cyrrus e Klangkarussell. Në po të njëjtin event madhështor nuk munguan as: Ilira, Njomza Vitia e të tjerë këngëtarë shqiptarë.

Edicionet e kaluara lirshëm mund të thuhet se kanë qenë të mrekullueshme, duke marrë madje edhe vëmendjen e tabloideve të huaja si: New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters dhe dhjetëra media tjera me renome.

I njëjti eveniment është përfolur edhe në mediat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sikurse Brazili e Spanja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori