Konfirmohet miqësorja, Sion – Hajvalia

Mediat zvicerane më saktësisht ato lokale të Sionit, kanë bërë publike detajet rreth miqësores së paralajmëruar ku do të luaj finalisti i Kupës së Zvicrës, Sion me njërën ndër skuadrat më të organizuara në vend siç është Hajvalia.
Dy skuadrat që ngjyrat tradicionale i kanë bardh e kuq do të përballen me njëra tjetrën më 27 qershor nga ora 17:00 në stadiumin e Sionit.
Kjo ndeshje pritet të jetë edhe një rast i mirë për futbollistët e Hajvalisë që të bien në sy të ndonjë menaxheri për të gjetur angazhim jashtë Kosovës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































