eksperti ad

Zinedine Zidane do të largohet përfundimisht nga Real Madridi dhe njoftimi pritet të jetë zyrtar në fund të kësaj jave.

Trajneri francez dështoi të fitonte trofe me Los Blancos, e që largimi i tij ishte i pashmangshëm.


Sipas asaj që raporton Cadena Cope, largimi i Zidanes është i kryer dhe në fund të kësaj jave do të bëhet edhe njoftimi zyrtar.

Real Madridi raportohet nga mediumi, se ka gjetur strategun e ri dhe ai do të jetë Masimmiliano Allegri.

Pas largimit nga Juventusi në vitin 2019, italiani ishte i papunë, mirëpo që pritja e tij duket se ia ka vlejtur, gjersa ishte rivalizua nga Raul Gonzalez për të marrë drejtimin e skuadrës.

Allegri do të drejtojë ekipin më të trofeshëm në botë, gjersa Florentino Perez ka tashmë një listë me transferime për ta lumturuar italianin. /Telegrafi/

telegrafi sport app