LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet, Fadil Vokrri: Kosova dhe Shqipëria do të luajnë në Zvicër

Konfirmohet, Fadil Vokrri: Kosova dhe Shqipëria do të luajnë në Zvicër
Vokrri në studion e Telegrafit

Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë një miqësore të futbollit.

Fadil Vokrri ka konfirmuar për klankosovën se më në fund ka marr një epilog miqësorja vëllazërore.


Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dhe kombëtarja e Shqipërisë do të takohen më datën 29 maj.

Foto arkiv

Sipas Vokrrit, kjo miqësore vëllazërore do të zhvillohet në Cyrih të Zvicrës.

Sigurisht, ky do të jetë një rast i mirë për krejt shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe shtetet përreth ta ndjekin këtë miqësore.

Ndryshe, Kosova në drejtim të trajnerit Bernard Challenders nuk ka pësuar humbje duke triumfuar në tre ndeshje. /Telegrafi/