LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen mungesat e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë

Konfirmohen mungesat e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë

Pas miqësores me Spanjën, kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e së dielës në qendrën stërvitore të klubit “Espanyol” në Barcelonë.

Lojtarët janë ndarë në dy grupe, teksa ata që u aktivizuan titullarë me Spanjën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë mesfushori Keidi Bare, i cili ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes. Futbolllisti kuqezi ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos jetë me skuadrën ndaj Gjeorgjisë. Lojtari do të kthehet te klubi i tij për të vazhduar rikuperimin.

Edy Reja konfirmon se do të ketë ndryshime në formacionin ndaj Gjeorgjisë
Lexo po ashtu Edy Reja konfirmon se do të ketë ndryshime në formacionin ndaj Gjeorgjisë

Gjithashtu, në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë as mbrojtësi Ivan Balliu, i cili do të mungojë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Me lojtarin ishte rënë paraprakisht dakord që do të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, pasi pret të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass).

Nuk do të jetë ndaj Spanjës as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granada për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik u vendos që Uzuni të nqëdrojë në Spanjë.

Ndëshkimi në minutat e fundit? Gjimshiti tregon ilaçin për mallkimin e Kombëtares kuqezi
Lexo po ashtu Ndëshkimi në minutat e fundit? Gjimshiti tregon ilaçin për mallkimin e Kombëtares kuqezi

Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë asnjë problem dhe janë në gjendje të mirë fizike. Skuadra ka zhvilluar të hënën paradite sërish në Barcelonë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes, ku më pas do të zhvillojnë edhe konferecën zyrtare për shtyp. Po sot kombëtarja do udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u akomoduar në hotel Tropikal në Durrës.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori