LAJMI I FUNDIT:

Ndëshkimi në minutat e fundit? Gjimshiti tregon ilaçin për mallkimin e Kombëtares kuqezi

Ndëshkimi në minutat e fundit? Gjimshiti tregon ilaçin për mallkimin e Kombëtares kuqezi

Ndëshkimi në minutat e fundit është si mallkim, që vijon ta ndjekë kombëtaren tonë të futbollit. Kjo u dëshmua edhe në miqësoren e luksit me Spanjën, të luajtur para pak ditësh në Barcelonë, ku kuqezinjtë “flirtuan” me një barazim historik.

Pikërisht në minutat shtesë, iberikët shënuan golin e dytë dhe të fitores 2-1. Diçka që iu djeg shumë kuqezinjve, ndërsa Berat Gjimsiti me eksperiencën e Serie A dhe Ligës së Kampionëve apelon se futbolli mbaron kur vërshëllen tri herë kryesori, jo në minutën e 90-të.


Në konferencën për shtyp, ai nënvizoi: “Besoj se kur ta kesh rezultatin në dorë, në fund nuk ka nevojë për shumë teknikë, por për përqendrim. Duhet të mos bësh gabime dhe të mos e pësosh në fund.

Edy Reja konfirmon se do të ketë ndryshime në formacionin ndaj Gjeorgjisë
Lexo po ashtu Edy Reja konfirmon se do të ketë ndryshime në formacionin ndaj Gjeorgjisë

Mbas ndeshjes u mërzitëm të gjithë, por siç e thashë nevojitet përqendrim maksimal. Një ndeshje luhet më shumë se 90 minuta dhe përqendrimi duhet të jetë në maksimum, sidomos me skuadrat e mëdha si Spanja. Duhet të mos rrezikosh në fund, pasi gabimi penalizohet menjëherë.

Menjëherë pas ndeshjes të gjithë ishim të mërzitur, pasi prekëm një moment historik. Të merrnim barazimin në Spanjë do të ishte gjë e bukur. Sidoqoftë, duhet të mësosh nga gabimet dhe të ecësh përpara.

A ndikoi frika ndaj një kundërshtari kaq pestigjioz? Mund të flas për veten më shumë se për të tjerët se si jam ndier. Nuk besoj se ka rol frika në këto ndeshje, pasi i shijon 100%, sidomos kur ke rezultatin në dorë, E përsëris, ndikoi mungesa e përqendrimit. Bëmë gjithçka mirë për 90 minuta, por e humbëm orientimin në 3 minutat shtesë”.

Vërshëllyen himnin e Shqipërisë dhe shfaqën parullën "Kosova është Serbi" para ndeshjes - tifozët spanjollë me veprim të shëmtuar në miqësore
Lexo po ashtu Vërshëllyen himnin e Shqipërisë dhe shfaqën parullën "Kosova është Serbi" para ndeshjes - tifozët spanjollë me veprim të shëmtuar në miqësore

Më tej, një vlerësim për mbrojtjen “made in Italia” të kombëtares sonë, me treshen Gjimshiti-Kumbulla-Ismajli: “Në klubin tim nuk luaj ashtu, të gjithë mbrapa dhe topa të gjatë, besoj se dhe të tjerët nuk janë mësuar të luajnë ashtu futboll, se futbolli po ecën përpara, por në minutat e fundit duhet të mbrohesh.

Besoj se me ndeshjen që bëmë kundër Spanjës tifozët e kanë parë që dhamë gjithçka në fushë. Me Gjeorgjinë do të jetë një ndeshje ndryshe. Edhe pse luajnë shpejt, kualiteti i gjeorgjianëve nuk është i njëjtë si ai i Spanjës”. /noa/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori