LAJMI I FUNDIT:

Konferenca “Diaspora Flet 2020” përmbyllet sonte nga Rita Ora dhe Erion Veliaj

Konferenca “Diaspora Flet 2020” përmbyllet sonte nga Rita Ora dhe Erion Veliaj
Foto: Instagram

“Diaspora flet 2020” – është konferenca kryesore globale e Diasporës Shqiptare – e cila ka filluar virtualisht me 19 nëntor dhe përfundon sot (21 nëntor).

Kjo konferencë synon të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota.


Rreth ngjarjes konferenca e këtij viti është thurur rreth temës “GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” që synon të eksplorojë mënyra në të cilat shqiptarët në të gjithë botën mund të ndikojnë pozitivisht dhe forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

View this post on Instagram

A post shared by NGO Germin (@germinngo)

Konferenca, e organizuar nga GERMIN, ditën e sotme (e shtunë) ka të ftuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën, në një bashkëbisedim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale nga vet faqja zyrtare e GERMIN me një postim të publikuar në llogarinë personale, Instagram.

“Surpriza jonë për të gjithë ju: @ritaora dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, @erionveliaj , sot në bashkëbisedim në përmbyllje të konferencës ‘Diaspora Flet 2020’. E realizuar me shumë dashuri e përkushtim, ju ftojmë të na bashkoheni sot, prej 20:30 (CET)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Foto: Twitter